GJKKO ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për resortin në zonën e Rrjollit, banorët e të cilit janë në protestë prej 8 muajsh. Gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi, ka pranuar ankimin e banorëve dhe ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e ngritura prej tyre.

Ky veprim vjen pas kallëzimeve të banorëve lidhur me disa vepra penale, të cilat lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe korrupsionin. Gjithashtu në kallëzimet e tyre janë përmendur edhe persona dhe subjekte të lidhura me projektin e resortit. Ata kanë pretenduar se projekti “Baks Bay” po ndërtohet në tokë të vjedhur dhe në kundërshtim me ligjin.