Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me ecurinë e procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025, i cili përfshin ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni, si dhe dy persona të tjerë nën hetim, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani.
Sipas njoftimit zyrtar të datës 23 shtator 2026, Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka paraqitur gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave të marrë në hetim në kuadër të kësaj dosjeje.
“Nisur nga me interesin i lartë që ka në publik dhe në media procedimi penal nr. 20/1, i vitit 2025, në ngarkim të personave në hetim Vlora Hyseni, e dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 302/2 dhe 295/a/1, të Kodit Penal; Fatjon Kalluçi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a/1, i Kodit Penal dhe Embro Sulejmani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 302/2, i Kodit Penal, ju njoftojmë se:
Më datë 23.09.2026 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë gjykatës kërkesat për marrjen në pyetje të personave në hetim Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ dhe Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’.”
Gjykata ka caktuar oraret për zhvillimin e seancave përkatëse ku të hetuarit do të përballen me togat e zeza lidhur me veprat penale që u ngarkohen:
Ora 09:00 (24.09.2026): Seanca për marrjen në pyetje të personave në hetim Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani.
Ora 12:00 (24.09.2026): Seanca për marrjen në pyetje të personit në hetim Vlora Hyseni.





