Vijon protesta në ditën e 117-të të saj, teksa sot protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor pranë parlamentit. 

Forcat shqiponja gjatë tensioneve me protestuesit morën zvarrë një protestues pranë selisë së PD, teksa nuk lejuan protestuesit të kalojnë pranë Xhamisë së Namazgjasë për të shkuar drejt parlamentit.

Protestuesit më pas u zmbrapsën për të vijuar sërish grumbullimin e tyre.