Izolimi social dhe vetmia mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm në jetëgjatësinë pa sëmundje.

Studiuesit që morën në anlizë të dhënat e më shumë se e 270 mijë personave, të moshës 40 deri në 69 vjeç zbuluan se këto dy faktorë mund të na shkurtojnë deri në 6 vite jetën pa sëmundje.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që ndihen të vetmuar ose janë të shkëputur nga shoqëria, kanë më pak vite jetë pa probleme të rëndësishme shëndetësore.

Ndikimi është veçanërisht i fortë në shëndetin mendor, me lidhje të rëndësishme me depresionin dhe ankthin. Por izolimi social dhe vetmia lidhen edhe me sëmundje fizike, përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, problemet kronike të frymëmarrjes dhe disa sëmundje neurodegjenerative.

Studimi tregon gjithashtu se burrat dhe gratë nuk e përjetojnë vetminë dhe izolimin social në të njëjtën mënyrë, dhe kjo reflektohet edhe në ndikimin që ato kanë në shëndetin e tyre. Meqenëse gratë mund t’i japin më shumë rëndësi lidhjes emocionale, problemet e tyre të shëndetit mendor lidhen më fort me vetminë, ndërsa shëndeti mendor i burrave shfaq një lidhje më të fortë me izolimin social.

Te gratë, vetmia dhe izolimi social nënkuptonin 2.4 vite të kaluara me shëndet fizik më të dobët dhe 3.7 vite me shëndet mendor më të dobët. Ndërsa te burrat, ato nënkuptonin 1.7 vite jetë të humbura pa sëmundje fizike dhe 5.8 vite jetë të humbura pa çrregullime mendore.

Burrat priren të mbështeten më shumë te prania fizike dhe ndërveprimet e shpeshta sociale, ndërsa gratë më shumë te mbështetja emocionale.