Një peshkatar rreth 65 vjeç është mbytur në liqenin e Shkodrës. 

Sipas të dhënave të familjarëve, mësohet se viktima me iniciale S.S. kishte dalë për të peshkuar dhe nuk ishte kthyer më.

Ata kishin denoncuar në policinë e Shkodrës zhdukjen e tij, i cili u gjet sot i pajetë.