Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në aksident mësohet se janë përfshirë një taksi dhe një furgoni që transportonte mësues.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një vajzë. Të plagosurat janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, të treja janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se furgoni me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë. Rrethanat e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen gjatë hetimit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Po verifikohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.





