Pak para fillimit të sfidës ndaj Bjellorusisë, është publikuar formacioni zyrtar i kombëtares. Ndeshja luhet mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.
Tekniku italian ka zgjedhur edhe 11-shen që zbret në fushën e blertë. Nuk ka surpriza, i ndikuar edhe nga problemet me dëmtime që e kanë karakterizuar Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi.
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëri: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj.
Bjellorusia: Lapoukhov, Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Ebong, Selyava, Gromyko, Malashevich, Kontsevoi, Barkovski.






