Një ëndërr u bë realitet për Adri Mehmetin nga trajneri Mauricio Poçetino. Mesfushori shqiptar debutoi me ekipin e Amerikës në moshën 17 vjeçare, teksa përballë ishte Peruja. Miqësorja u fitua 4 me 1 nga amerikanët.
Mehmeti mori vendin e kapitenit Tajler Adams në minutën e 88-të. Reagimi i Adams dhe Mehmetit u bë viral pasi u panë bashkë duke qeshur.Një moment mjaft i veçantë për Mehmetin, teksa kishte treguar më parë që Adams e shikon si model. Të dy janë produkt i akademisë së Nju Jork Red Bulls.Mehmeti është një nga lojtarët më të vlerësuar në botë për datëlindjen 2009. Ofertat për të nga Europa nuk kanë munguar.





