Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të Urës së Farkës, në Tiranë.
Viktima është një i moshuar rreth 70 vjeç, i cili njihet si një person pa konflikte.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të jetë rrëzuar.





