Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Mësohet se kërkesa kundër masës së sigurisë është depozituar sot nga avokati i Hysenit.

Ajo kërkon ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-kreu i SHISH ka kërkuar heqje të menjëhershme të masës ‘arrest shtëpie’ sepse sipas avokatit të saj, nuk ekziston asnjë kusht ligjor.

Vlora Hyseni është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.