Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kombëtarja shqiptare zbret sonte në fushë në San Marino, me objektivin e qartë për të marrë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.
Shqipëria shpreson të ruajë edhe formën pozitive në transfertë, teksa ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit jashtë fushe, të gjitha me rezultatin 1-0.
Në krahun tjetër, San Marino vjen pas humbjes së thellë 7-0 ndaj Finlandës.
Formacionet zyrtare
SAN MARINO: Colombo, Benvenuti, Rossi, Cevoli, Giocondi, G. Capicchioni, Mularoni, L. Capicchioni, Lazzari, Pancotti, Nanni.
SHQIPËRIA: Sherri, Sina, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Shehu, Asllani, Uzuni, Mehmeti, Muçi, Manaj.





