Policia e Durrësit ka dhënë informacionin e saj zyrtar paraprak për rastin e shpërthimit te lokali Balla në Fllakë. Sipas policisë, sasia e vendosur ka qenë e vogël, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.





