Një fadromë ka tentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm të heqë një “polic të shtrirë” (gungë) në aksin rrugor “Rruga e shqipeve” në lagjen nr.13 të Durrësit.

Siç duket në pamjet filmike që kanë mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” mëngjesin e sotëm, mjeti i rëndë ka tentuar disa herë ta çmontojë “gungën” por pa ia dalë.

Siç duket edhe në foto, në rrugë dallohen qartë shenjat që ka lënë pas fadroma me ndërhyrjen e saj.

“Pershendetje kam lokalin ketu dhe kam nje gung para me ul shpejtesin makinat per femit se eshte zon e banuar. Kjo fadroma sic duket ne video me oret e para te mengjesit ka dashur me e prish mir gungen, por edhe rrugen”,– shkruan qytetari që na ka dërguar materialet foto dhe video.

Për ngjarjen janë vënë në dijeni dhe autorittet vendore. Nuk është e qartë, nëse mjeti i rëndë ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të hequr këtë “polic të shtrirë”, që shërben për uljen e shpejtësisë për makinat, që përshkojnë këtë zonë të banuar apo ka qenë një ndërhyrje e autorizuar në rrugë institucionale.

Ndërhyrja në rrugë, në orët e para të mëngjesit, të bën të mendosh se është një veprim në kundërshtim me ligjin.