len Sherri ka qenë njëri prej lojtarëve të cilët kanë shkëlqyer në Serravalle mbrëmjen e kaluar. Për portierin ishte një ndeshje perfekte pasi nuk pësoi gol ndërsa në një sfidë ku ishte protagonist me një pritje decizive në minutën e 58-të.
“Jam i kënaqur me rezultatin që kemi arritur edhe pse loja ishte disi e përgjumur. Në këtë pikë mendoj se ndikoi shumë edhe rivali”, tha 28-vjeçari.I pyetur për takimin e radhës Sherri e konsideron maksimalisht rëndësinë e transfertës në Finlandë.
“Mendoj se është një takim mjaft delikat pasi do të luhet mes dy skuadrash, të cilat luajnë për kreun e grupit”, tha Sherri.





