Të rinj e të moshuar kanë harruar kohën e pandëmisë dhe kanë shkuar të shijojnë rrezet e dielit në bregdetin e Golemit.
Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga LSA-ja, shumë prej qytetarëve nuk janë përmbajtur aspak dhe kanë thyer urdhrin e kryeministrit për të mos bërë plazh.
Në foto shihen të rinj e të moshuar, fëmijë dhe familjarë që kanë preferuar të thyejnë karantinën dhe të mos pyesin më për koronavirusin kur temperaturat dhe koha e bukur ‘të thërrasin’ për në det.





