Prej 17 majit, një familje në Durrës nuk di asgjë për vajzën 12-vjeçare, e cila u largua pas mesnatës nga banesa në lagjen 4.

Mësohet se vajza e zhdukur ka mbiemrin Vangjeli. Nëna shprehet se prej një jave ajo dhe bashkëshorti kanë kërkuar në çdo vend, por nuk e kanë gjetur të bijën.

“Unë kam tre vajza, ajo është e mesmja. Nuk kam punuar se jam marrë me rritjen e tyre. Kemi kërkuar prej një jave në çdo vend të Durrësit. Në shoqe shkolle e tek të afërmit por nuk kanë asnjë dijeni. Nuk kemi lënë vend në Durrës me tim shoq duke kontrolluar me makine prej një jave. Nuk e dimë kush po mban vajzën tonë. Jemi në merak shumë të madh. Kush di diçka të na lajmërojë. Lutem që vajza të vijë në shtëpi. Nuk ka shoqe apo shokë, se vetëm me mua kanë dalë. Nuk e di ku ka shkuar.”

“Policia e Durrësit sapo më kontaktoi pas një jave. Më kërkuan foto të vajzës.“, thotë ajo.

Banesa e të miturës ndodhet pak metra larg Pallatit të Kulturës së qytetit bregdetar. Nëna thotë se kur janë zgjuar në mëngjes, kanë parë se vajza ishte larguar nga dritarja.