Ndaj një emigranteje shqiptare në Angli është ngritur akuza për vrasjen e një 7-vjeçareje me thikë në një park.
Policia e Mançesterit në veri të Anglisë akuzon shtetasen Eltiona Skana, 30 vjeçe për goditjen me thikë të Emily Jones në Queen’s Park, Bolton, ngjarje kjo e ndodhur më 22 mars.
Skana është me origjinë nga Fushë Arrëzi dhe jetonte në Agli si emigrante prej 6 vitesh.
Ajo do të dalë përpara gjykatës së Mançesterit më 26 maj, kur do të përballet me akuzat për vrasje dhe posedim të një mjeti prerës thikë.
Vogëlushja 7-vjeçare ishte duke luajtur në park dhe u godit pa asnjë shkak përpara syve të babait të saj me thikë në qafë nga shqiptarja Skana.





