Jude Law do të bëhet baba përsëri për herë të gjashtë, pasi gruaja e tij Phillipa Coan u shfaq me barkun e rrumbullakosur.
Aktori 47-vjeçar po shkonte të dielën në dyqanet në veri të Londrës së bashku me gruan e tij, e cila me krenari tregoi barkun e rrumbullakosur.
Jude, i cili tashmë ka pesë fëmijë nga marrëdhëniet e tjera, u martua me Phillipa në një ceremoni sekrete në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë, çifti ftoi vetëm të dashurit e tyre më të afërt për ceremoninë civile.
Jude ka tre fëmijë me ish-gruan Sadie Frost: Rafferty, 23 vjeç, Iris, 19 vjeç dhe Rudy, 17 vjeç. Aktori i talentuar ka edhe një vajzë të quajtur Sophia, 10 vjeç, me Samantha Burke dhe Ada-n, katër vjeç, me Catherine Harding.
“Dua sërish femije. Jam shumë me fat që jam i përfshirë me dikë dhe jam çmendurisht i dashuruar”, ka thënë ai. “Ideja për të pasur më shumë fëmijë do të ishte thjesht e mrekullueshme. Jam me fat që jam me dikë ku jam duke u argëtuar më shumë sesa ndonjëherë në jetën time”, vazhdoi aktori në një intervistë.





