Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 7 protestuesit e arrestuar për protestën e Teatrit, por Lëvizja Vetëvendosje Tiranë nuk bie dakord me masat e dhëna.
Gjykata la në arrest shtëpie vëllezërit Endrit dhe Erik Mërtirin me një afat deri më 3 qershor, kurse 5 të tjerët, përfshirë kreun e Vetëvendosjes Tiranë, Boiken Abazi u lanë në detyrim paraqitje.
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” u la për Kastriot Qeman, Romeo Lilon, Ledion Xhoxhajn, Burim Tafilica, Sokol Ndoja.
Një anëtarë e Vetëvendosjes ka thënë se vendimet do të ankimohen dhe se janë të paligjshme.





