Edhe ditën e sotme, Italia ka vijuar të shënojë bilance të ulëta nga pandemia COVID-19.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 162 viktima, ndersa në total numërohen 32,169 të vdekur.

Numri i personave që kanë humbur betejën me virusin ka pësuar një rritje në krahasim me ditën e djeshme, ku numëroheshin 99 viktima.

Në rritje është dhe numri i të shëruarve. Këtë të martë u raportua për 2075 persona që kanë lënë spitalet.

Po këtë të hënë, numri i të infektuarve është rritur me 813, ku në total janë 226,699 persona të infektuar.