Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës.
Dyshohet se personi ka vdekur prej kohësh, sepse trupi i viktimës ishte i dekompozuar.
Viktima është gjetur në një banesë të braktisur në lagjen “1 Maj”. Ende nuk dihen detaje të tjera.





