Italia shënon numrin më të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, që kur virusi bllokoi vendin fqinjë.
Nga 875 raste ditën e djeshme sot janë regjistruar 675 infeksionet e reja, raporton Mbrojtja Civile Italiane.
Edhe numri i viktimave ka shënuar rënie, nga 153 ditën e djeshme në 145 ditën e sotme.
Po ashtu janë regjistruar 89 të shtruar më pak në repartet e zakonshme Covid dhe 13 të tjera në njësitë e kujdesit intensiv.





