Koronavirusi ka bërë kërdinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e bërë vendin më të goditur në mbarë botën. Në 24 orët e fundit në SHBA janë rregjistruar të paktën 25 mijë raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka qenë 1.224.
Ky është një rekord i frikshëm që prej prej fillimit të shpërthimit të virusit, shkruan The Guardian.
Me bilancin e sotëm nurmi i viktimave ka shkuar në 90.131, ndërsa të infektuar numërohen të paktën 1.508.852 në të gjithë vendin. Ky lajm është bërë me dije nga të dhënat e publikuara nga Johns Hopkins University.
SHBA-ja është renditur e para përsa i përket numrit të rasteve te infektuara dhe viktimave deri tani.





