Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 37-vjeçarin nga Maliqi që ngacmoi seksualisht të bijën 18 vjeçe.

BalkanWeb raporton se 37-vjeçari ka mohuar akuzat për ngacmim ndaj të bijës, duke thënë në gjykatë se mbrëmjen e ngjarjes ka konsumuar lëndë narkotike në sasi të madhe dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm.

Ai ka mohuar të ketë ngacmuar me biseda erotike vajzën e tij, si dhe të ketë kryer veprime ndaj saj. Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës që 37-vjeçari të mbahet i izoluar në burg, deri në përfundim të procesit.

Avokati mbrojtës i 37-vjeëarit kërkoi të kryhet ekspertimi i bisedave erotike të regjistruara nga 18-vjeçarja, si dhe të bëhen analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse babë e bijë mbrëmjen e ngjarjes kanë konsumuar lëndë narkotike.