Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Zall-Dardhë të Dibrës.

Një 23-vjeçar me iniciale Sh.L. gjate kohes qe ka qene me bageti ne mal dyshohet se eshte veteplagosur aksidentalisht.

Shtetasi i plagosur mësohet se po dërgohet  ne spitalin e Peshkopise dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.50, Policia e Dibrës ka marrë informacion se në fshatin Ndershen,  njësia Adminstrative Reç, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasi Sh. L., rreth 23 vjeç, i cili ka qenë me bagëti në mal.

I dëmtuari po transportohet për në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.