Një person është vënë në prangat e policisë pasi ka plagosur rëndë një 42-vjeçar.
I arrestuari është G. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, i cili për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta K. K., 42 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia njofton se vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.





