Katër të paraburgosur në Vlorë mësohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa disa policë janë dhunuar nga të burgosurit.

Ngjarja ka ndodhur më 3 maj, ku të paraburgosurit kanë ushtruar dhunë edhe ndaj punonjësve të Policisë në shërbim.

Mësohet se tre të dënuar Eduart Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin Eduart Ahmeti.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e një regjimi të veçantë mbikëqyrje mbi të dënuarin Lulëzim Demiraj.