Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Poroçan të Gramshit, në vendin e quajtur Toskollare.
Nga informacionet paraprake mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur.
Të aksidentuarit mësohet se udhëtonin me furgon, kur shoferi humbi kontrollin e mjetit.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.





