Një punëtor është plagosur teksa po punonte në një hotel në zonën e Plazhit në Durrës. Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar pronarin e hotelit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 68 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, duke punuar në hotelin në pronësi të tij, është dëmtuar shtetasi R. M., 63 vjeç (punëtor).

Aktualisht ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.