Një aksident ka ndodhur pak më parë te zona e “Brrylit” në Tiranë.

Mësohet se një taksi ka përplasur një biçikletë.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i kësaj të fundit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit.