Një gazetare australiane e quajtur Charlotte Goodlet, ndërkohë që po raportonte për 10 News First, u përball me një të papritur, të cilën e përballoi me shumë profesionalizëm.
Gjatë raportimit asaj i kanë shpërthyer pantallonat duke u hapur në të pasmet e saj. Charlotte pasi përfundoi raportimin e saj, bëri një foto në furgonin e lajmeve dhe me mikrofon tregon vendin që i është hapur te pantallonat. Pjesën e shqepur të pantallonave ajo e kishte mbuluar me një emoji me fytyrë majmuni.
“Momentet pas transmetimit të drejtpërdrejtë. Edhe unë kam pasur lajmin tim më të ri”, ka shkruar ajo.
Momenti nuk u kap në kamerë gjatë raportimit sepse Charlotte nuk u filmua nga pas. Kolegët e saj e vlerësuan atë për mënyrën sesi ajo e kishte menaxhuar situatën e sikletshme.
“Profesioniste e vërtetë”, shkruante gazetarja Today Extra Davina Smith, e cila më parë punonte me Charlotte në Channel Nine.





