Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi goditi për shkak të detyrës një polic.

Mësohet se 34 vjeçari me inicialet F. T., ka goditur punonjësin e Policisë Rrugore, pasi i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

NJOFTIMI I PLOTË

Elbasan

Nuk respektoi rregullat e qarkullimit rrugor, goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, vihet në pranga 34 vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në vijim të punës monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, arrestuan në flagrancë shtetasin:

T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi tek kryqëzimi i Cërrikut, Elbasan, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.