Gianluca Vacchi ose i njohur ndryshe si “Grandpa Playboy” ka ndarë një lajm të rëndësishëm me 15 milionë ndjekësit e tij në Instagram. 53-vjeçari ka treguar se së shpejti do të bëhet baba i një djali me të dashurën e tij 24-vjeçare.

Të dy, Gianluca dhe Sharon, me anë të një videoje kanë bërë një urim për Ditën e Nënës dhe kanë shtuar se të dy janë në pritje të ëmbël.

“Sot është Dita e Nënave dhe sigurisht që mendimi im i parë ishte tek nëna ime. Por nuk e mendoja kurrë që nëna e djalit të ishte Sharon. Ne do bëhemi prindër dhe Sharon do të jetë nëna e djalit tim. Të dua shumë!,”– tha ai.

Sipërmarrësi multimilioner 53-vjeçar Gianluca Vacchi është i njohur në Instagram për jetën e tij luksoze, ku edhe reklamon avionë privatë, jahte dhe makina të shpejta.