Policia e Korçës ka arrestuar dy persona pasi u kapën duke transportuar dru pa leje si dhe kundërshtuan me dhunë forcat e policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 60 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, shtetasit e mësipërm janë konstatuar në fshatin Mborje, duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe kanë kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Pyjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.





