Këngëtaret e njohura dhe mjaft të dashura për publikun Kejsi Tola, Juliana Pasha, Eneda Tarifa dhe Jonida Maliqi zhvilluan një intervistë ndryshe për programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan. Ato folën për eksperiencën e tyre në Eurovizion, emocionet dhe momentet e bukura.
Për Juliana Pashën, momenti më i bukur ishte fakti që një ditë para se të dilte në skenë në Eurosong festoi ditëlindjen, me të gjithë këngëtarët që ishin pjesëmarrës aty.
Ndërsa Jonida Maliqi shprehet se nuk i harron kurrë letrat, mesazhet dhe kartolinat që gjente çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit.
“Nuk harroj kurrë ato mesazhet, letra, kartolinat, që i gjeja çdo ditë poshtë derës së dhomës së hotelit. Kanë qenë shumë të bukura, madje më vinte çudi, që fansat e Eurovizionit vinin me T-Shirt me flamurin shqiptar, gjë që ndodh shumë rrallë me fansat shqiptar”.





