Një shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një nga burgjet greke.

I ndjeri është një 36-vjeçar, i cili ishte i burgosur në burgun e Trikallas, ndërsa mediet lokale shkruajnë se ai u rrëzua papritur mbrëmjen e shkuar duke humbur jetën.

Një autoambulancë e transportoi atë drejt spitalit të Trikallas, por ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit ka të ngjarë të jetë për shkaqe patologjike.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcakojë qartë shkaqet.