Një makinë është përfshirë në flakë në ecje në aksin rrugor Elbasan Tiranë.

Bëhet me dije se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike por fatmirësisht shoferi nuk është lënduar.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë,  në fshatin Gracen, në automjetin  tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja  dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.

Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.