Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka organizuar ditën e sotme festën retro mbi rrota.

Nën tingujt e muzikës Jazz&Swing, dhjetëra motorë e makina të vjetra dhe luksoze kanë kaluar rrugëve të kryeqytetit në Ditën e Europës.

Parada e automjeteve retro ka sjellë një atmosferë ndryshe në Tiranë, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

“9 Maji, Dita e Europës! “Kemi qenë e do jemi Europianë!”, Parada RETRO me Jazz&Swing në respekt të kryeqytetasve për kulturën e durimin – dashuri, pasion, shpresë se jeta triumfon pas çdo vështirësie!”, shkruan DPSHTRR në një postim në Facebook.