Vazhdojnë punimet në Velierë. Një nga veprat publike më të kushtueshme vitet e fundit në qytetin bregdetar nuk ka marrë ende formën përfundimtare.

Ndërsa Vela nuk ka mbërritur ende nga vendi fqinjë Itali, për shkak të pandemisë Covid-19, bashkia i është rikthyer ndërhyrjeve në rrugë. Prej disa ditësh, rruga që lidh aksin “Egnatia” me bulevardin “Epidamn” është mbyllur për kalimin e automjeteve.

Të bën përshtypje fakti që nuk është vënë as një tabelë për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve për bllokimin e rrugës. Të shumtë kanë qenë shoferët që u është dashur të kthehen mbrapsht sepse e kanë pasur të pamundur kalimin.

Sipas bashkisë, punimet në rrugë janë në vazhdën e ndërhyrjeve që bëhen në projekt derisa Veliera të marrë formën përfundimtare.