Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kamëz. Dy punonjës të një kompanie internet kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë njëri ka humbur jetën.
Makina e kompanisë, e cila po transportonte në spital dy punëtorët, ka aksidentuar një qytetar me biçikletë. Fatmirësisht nga përplasja burri nuk ka lëndime të rënda
Informacioni është paraprak dhe në vijim priten detaje të tjera.





