Me rastin e ditëlindjes së tij, gazetari Eraldo Rexho realizoi një festë buzë detit, ku mblodhi miq të shumtë e personazhe VIP që festuan në ditën e tij speciale.

Sigurisht që në rrjet s’mund të mungonin pamjet e shumta nga festa e ditëlindjes, ku ishin të ftuar edhe çifti më i komentuar i momentit, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj.

“Iconstyle.al” arriti të sigurojë foto të dyshes, të cilët qëndronin pranë njëri-tjetrit si dy zogj të dashuruar dhe tashmë nuk ia fshehin më publikut romancën e tyre.

Ata ishin ulur në rërë, teksa Romeo e kishte përqafuar Jonidën nga pas dhe dukeshin tepër të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.