Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur në Mamurras pak ditë më parë.

Aurel Shurbi plagosi me armë zjarri dajë dhe nip për motive të dobëta. Në pamundësi për të ikur, 26-vjeçari u vetëdorëzua te shërbimet e policisë, disa kilometra larg vendit të ngjarjes.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe arrestimi i tij u cilësua i ligjshëm.

Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.