Pak javë më parë, Dua Lipa lançoi këngën e re “Break my heart”, e cila është pjesë e albumit të fundit “Future Nostalgia”.

Ndonëse kënga erdhi edhe me videoklip tashmë është publikuar edhe versionin i animuar i klipit ku Dua vjen si personazh i filmave të animuar.

Ndërkohë, pas suksesit të albumit, Dua ka filluar punën me projekte të reja jashtë muzikës, përvec që së fundi ajo ka regjistruar emrin e saj si markë, Dua Lipa ka filluar punën me markën “YSL”. Gjatë kohës së pandemisë, Dua ka qëndruar në Londër bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.