Kërcimtari dhe koreografi i njohur, Tan Brama ka sqaruar sherrin e bujshëm me këngëtaren Elvana Gjata, e cila i bëri unfollow dhe nuk e mori më në trupën e saj të baletit, pasi ai kërceu për Kidën.
Në një intervistë për emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, Tani zbuloi se çfarë ndodhi, pas bujës mediatike që bëri deklarata e tij.
Ester Bylyku: A të kontaktoi Elvana pas bujës mediatike?
Tan Brama: Pasi më hoqi nga Instagrami unë e bllokova. Më pas më shkruajti menaxheri i saj dhe i thashë që nuk duhet t’i marrësh kaq me rëndësi gjërat. I thashë kështu ndodhi dhe kaq. Më pyëtën pse s’je te trupa e baletit, nuk është normale të hiqet një nga trupa për një ‘pse more pjesë ti tek Kida’. Unë jam artist unë shkoj ku të mundem, sepse kam investuar te vetja. Hidhu dhe unë rri vetëm me ty!
Ester Bylyku: Keni pasur kontratë?
Tan Brama: Jo, edhe balerinë e tjetë që ishin me mua shkonin te Nora Istrefi. I thashë dhe menaxherit të Elvanës, që nuk mund ta lija dhe i kisha dhënë fjalën Kidës.
Ester Bylyku: Po më vonë, u përpoq Elvana të të bllokonte punën tek artistët e tjerë?
Tan Brama: Jo, Elvana nuk është vajzë e tillë. Mund të të marrë inat për momentin por është artiste e mirë.





