Një 44-vjeçar në Durrës ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”.

Nga burimet zyrtare mësohet se i prangosuri u kap teksa tentonte të vidhte një banesë në lagjen nr.3 në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”, shtetasin K. A., 44 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Durrës, duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit N. B.“, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.