Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe prishën rendin e qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, pas njoftimit të marrë se disa persona po prishnin qetësinë publike kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Në momentin që punonjësit e Patrullës së Përgjithshme kanë ndërhyrë për t’i shoqëruar në ambientet e Policisë, pasi kishin prishur rendin e qetësinë dhe kishin dëmtuar disa sende, tre shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Me ndërhyrjen dhe të disa shërbimeve të tjera janë shoqëruar në Polici dhe në përfundim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishja e qetësisë publike”:
shtetasit A. A., 24 vjeç, F. Sh., 21 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.





