Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Durrës.

Një 47-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës  dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, në lagjen Nr.17, Durrës, është rrëzuar aksidentalisht nga kati 7-të i banesës,  shtetasi G.D.,47 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga shëndeti mendor e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.