Një banese është përfshirë nga flaket në fshatin Balldre të Lezhës, ku për pasojë një e moshuar është asfiksuar nga tymi.

E lënduara është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një bombul gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën, ku përdorej për gatim.

Forcat zjarrfikëse menjëherë kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit, që po përhapej me shpejtësi nga era e fortë.