Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dyshnik në Berat, ku tre persona kanë mbetur të bllokuar në një pus, teksa kanë qenë duke bërë gërmime për ujë. 

Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambulanca dhe makina policie, ndërkohë që po punohet për të nxjerrë personat që ndodhen të bllokuar.

Nuk dihen ende identitetet e tyre dhe as gjendja shëndetësore.