Dy të rinj shqiptarë janë shpallur në kërkim nga policia britanike, pasi akuzohen për vjedhje parash dhe bizhuterish në një shtëpi në Guildford.

Ibrahim Basha, 27 vjeç, banues në Ipswich dhe Ermir Mataj, 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, kërkohen në lidhje me vjedhjen. Të dy burrat kanë lidhje në zonat Ipswich, Londrën Qendrore dhe Surrey, bën të ditur policia britanike.

Policia tha se dy të dyshuarit u futën në një shtëpi në Guildford në 10.40 të mëngjesit, më 29 shkurt. Një sasi e madhe parash e stolish u vodhën para se të dyshuarit të largoheshin, kur u shqetësuan nga banori i shtëpisë.

Policia britanike vë në dispozicion edhe një numër telefoni për personat që mund të kenë dijeni, ku fshihen dy të rinjtë shqiptarë.